Admir Murataj, mësuesi që u bë grabitësi i Rinasit

Personi që realizoi dy herë grabitjen e parave të bankave në Rinas, më herët ka qenë mësues në Tropojë. Për mediat vëllai i Admir Murataj shprehet se në vitet e para të demokracisë, Admiri emigroi në Greqi ku punoi murator. Ndërsa shprehet se supervila e sekuestruar në Qafë Kashar është ndërtuar me paratë e dy vëllezërve të tjerë. Madje ai shprehet se të gjitha shpenzimet janë të justifikuara.

Duke folur për gazetarët Murataj rrëfeu se Admiri i akuzuar tashmë për dy grabitje në Einas, më parë ka qenë një mësues i respektuar, por si pasojë e situatës ekonomike emigroi në Greqi ku fillimisht punoi murator.

Can Murataj: Kur kemi marrë rrugën e emigracionit, i thosha si ka mundësi që je kaq punëtor.Më ka rënë rasti të shkoj vetë në Greqi, Admiri nga mësues këtu, mori nusen dhe iku në Greqi. E kam gjetur në një shtëpi të zbuluar, e cila pikonte natën. Mbuloheshim si të ishim jashtë. I thosha ik nga Greqia se Europa është e madhe. Unë nuk punoj si punonte ai, e ka nisur murator. Ngaqë ishte shumë profesionist, mori një supermarket për mirëmbajtje. Pastaj si erdhi ky çekuilibrim nuk e di se kam qenë në Belgjikë. Por di që Admiri ka pasur zemrën, guximin. Në 2014, erdhi nga Greqia dhe më tha shumë drejtë: Vëllaçko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, është torturë. Për 15 ditë hetim tek autoritetet greke ka rënë 16 kg në peshë.Nuk e kanë njohur njerëzit e familjes si njeri kur kanë shkuar. Hetimet në Greqi kanë qenë akuza. Aty ka filluar historia, në Shqipëri ka pasur jetë normale, familjare, njeri korrekt, pa asnjë problem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket asaj që u quajt supervila e sekuestruar, Murataj shprehet se gjithçka është ndërtuar me paratë e siguruara nga puna e ndershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Can Murataj: Vilat, supervilat, kamerat, telekamerat, përgjimet, vështrimet me atë metodën tonë jemi mundur të punojnë në mënyrë sa më të ndershme. 

Deklarata se do ti gjente shokët e Admir Murataj duket se ka qenë prej emocioneve, pasi kërkon që të veprojë drejtësia

Can Murataj: Duhet të dalë ndonjë detaj nga prokuroria. Unë besoj që pas dy vjetësh unë besoj që do të dalë ndonjë bashkëpunëtor drejtësie. 

Murataj akuzoi se prokuroria i ka marrë peng vëllain tjetër, Aleksandër Murataj

Can Murataj: Askush në Shqipëri nuk e beson. Vëllai im është peng, e mbajtën peng deri sot për Adin, Adi vdiq të shohim se drejtësia mund të bëjë ndonjë gjë. Ishalla ka drejtësi. Ka qenë vila këtu, është parë 3 minuta në një kamer ditën e akuzës.Ka prova të pamohueshme që Aleksdandër Murataj ditën e grabitjes ka qenë te dentisti, në operacion.

Admir Murataj humbi jetën në tentativë për t’u arratisur pas grabitjes së bujshme më 9 prill 2019 në aeroportin e Rinasit. Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt. Gjykata mësohet se i ka kërkuar prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës, ndërsa seanca e ardhës do të mbahet me 2 maj.

RTV Ora - Admir Murataj, mësuesi që u bë grabitësi i Rinasit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?