Admir Murataj përdorte 13 identitete të ndryshme
Emir i Admir Murataj ose i njohur ndyrshe me identitetin e dytë Admir Nikaj ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri dhe Greqi si i dyshuar për shumë grabitje bankash. Murataj kërkohej edhe nga drejtësia greke, si i arratisur nga burgu i Trikallës 6 vjet më parë, ku ishte dënuar për grabitje armë me pasojë vdekjen.
Në atë kohë ai mundi t’i shpëtojë ndjekjes së policisë greke, duke hyrë në territorin shqiptar. Pikërisht në vendin e tij të origjinës, nisi të bëntë atë që kishte lënë përgjysëm në shtetin Helen. Grabitje të njëpasnjëshme u kryen në harkun kohor të viteve 2015-2017 dhe pas tyre sipas prokurorisë së krimeve të rënda qëndronte Admir Murataj ose Admir Nikaj.
Vjedhja e parë ka ndodhur në 3 dhjetor të 2015, në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afësi të kryqëzimit të fshatrave Bërxullë dhe Domje, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë. Vjedhja e dytë ndodhi më 9 shkurt 2017, ku iu zu pritë një blindi që transportonte para në Rinas.
Natyra e krimeve për të cilat ishte dënuar dhe mbi të gjitha metodat e vjedhjes që përdoreshin nga Murataj më pas në grabitje të cilave deri këtë të martë arriti t’u shpëtonte, e kishin bërë atë një individ me rrezikshmëri të lartë.
Pak kilometra më larg aeroportit ndërkombëtar të Rinasit ai u vra të martën, ndërsa në fytyrë mbante një maskë dhe në trup iu gjetën eksploziv dhe granata. Murataj rezultoi i vetmi që nuk ishte arrestuar nga policia, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan në total me 156 vite burg nga gjykata e krimeve të rënda.
KOHA JONË SONDAZH

