“Admir Murataj u vra nga policia greke në 2013-ën”

Edhe pse ka kaluar një javë nga grabitja e Rinasit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, mediat ende vazhdojnë të flasin mbi vdekjen e tij dhe bujën që ka bërë në mediat greke por jo vetëm.

Sot në një deklaratë për mediat doli edhe vëllai i Admirit, Cen Murataj ku ka treguar shumë detaje nga jeta e të vëllait. Ndërsa gazetari Shpëtim Zinxhiria ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, disa foto të medieve greke, të cilat raportojnë se Admir Murataj, ‘truri’ i grabitjes së miliona eurove në pistën e Rinasit është vrarë në vitin 2013 nga policia greke.

Sipas fotove të publikuara nga gazetari dhe lajmeve të pasqyruara nga mediet greke, mbrëmjen e 3 korrikut 2013, rreth orës 22:00 janë vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, dy prej pesë të arratisurve shqiptarë të burgut të Trikallas. Ata janë Edison Lika, 25 vjeç dhe Admir Murataj, 41 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky lajm është pasqyruar në atë kohë nga shumë medie shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i gazetarit:

Admir Murataj u vra një herë nga policia greke me 2013, rivritet nga policia shqiptare me 2019. Çpo ndodh? Publikohen dy të arratisurit që ranë të vdekur në faqet e tyre mediat greke. Konfrontimi i përgjakshëm u zhvillua në Konitsa, Aitoloakarnania. Hetimet policore vazhdojnë të gjejnë pjesën tjetër…”Fortesa” të gjithë zonën…shkruanin mediat më kryesore në Greqi më 2/072003, si “Ta Nea”, “Kathimerini” apo edhe te tjera si IEFIMERIDA etj.
Behej fjalë për vrasjen e dy te arratisurve nga burgu i Trikallës që u vranë ne shkëmim zjarri nga policia greke. Mediat e asaj kohe theksonin se, sipas burimeve të Shtabit të Forcave të Policisë Helene, të dy të kërkuarit që vdiqën ishin: Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç duke publikuar edhe fotografitë përkatëse. Pra vrasjen e Admir Murataj e ka konfirmuar Policia e Greqisë, dhe se a mund të gaboj kjo në idendidetin lidhur me këtë vrasje, duke mos lënë mënjëan; edhe deklaratën e ish-ministrit te asj kohe z. Dendaj lidhur me kete ngjarje.
Por pyetja shtrohet kush vallë është gabim dhe kë duhet të besojmë, Admir Murataj të vrarë në korrik të 2013 në Konicka në Greqi, apo atë që u vra pak ditë më parë në aeroportin e vetën në Shqipëri.? Kush duhet përgenjeshtruar nga këto të dyja?”
Ja disa publikime nga mediat e shkruar greke:

Ndërkohë që Admir Murataj, edhe pse u raportua i vrarë nga policia greke, deri në mesditën e 8 prillit 2019 ishte në kërkim nga policia shqiptare si autor të tre grabotjeve të ndodhura në viti 2016 dhe 2017.
Kurse policia greke e kishte shpallur në kërkim për arratisjen nga burgu i Trakallasë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?