Admir Tafili flet nga burgu i Burrelit: Do përshkallëzohet greva (VIDEO)

Nga burgu i Burrelit, Admir Tafili ka folur për grevën e nisur prej disa ditësh. Ai shprehet i revoltuar për ligjin e ri që nuk lejon të burgosurit të zhvillojnë takime me familjarët e tyre, përveç rrethit të ngushtë që përfshin prindërit, motrat e vëllezërit. Në një intervistë për ”JOQ”, Tafili paralajmëron përshkallëzim të protestive në të gjitha burgjeve. Sipas Tafilit, kanë dy vite që nuk takohen nga familjarët për shkak të pandemisë dhe tashmë që mund t’i shohin nuk kanë se kë.

Pjesë nga deklarata

Përshëndetje. Jemi në një grevë urie, e kemi nisur sepse na janë mohuar të drejtat dhe takimet familjare. Kanë ndryshuar një ligj, e kanë nxjerrë në vitin 2020 dhe takimet lejohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar, motra, vëllai, nëna e babai.

Ligji ka qenë më herët që lejohet edhe takime me të tjerë, tani e kanë bërë me familjarët e ngushtë. Domethënë me të ardh vëllai me nipat e mbesat, fusin vetëm vëllanë dhe nipat e mbesat nuk i lënë. Kemi edhe kërkesë për kohën e telefonatave. Jemi pajtuar me rregullat e Covid dhe na kanë lejuar një takim në muaj, por problemi është tek rrethi i personave që të lejohet të takosh.

Kemi folur me avokatin dhe me drejtorin e burgut. Psikologu është shprehur se kjo është shkelje dhe se ne kemi të drejtë të kërkojmë këtë gjë. Një specialist burgjesh, Kamer Hoxha erdhi dhe na tha kështu ka dalë një ligj i ri. Unë familjen e kam jashtë shtetit dhe mund të më takojnë nipat, xhaxhallarët e mbesat. I thashë shkoni jut ë më sillni familjen nga jashtë që të vijë të më takojë? Jo më tha nuk e bëj. Jemi me rezervë ushqimi për momentin, nuk marrim asgjë nga burgu e as nga familja. Nga burgu jo e jo sepse ushqimi është skandaloz.

Sapo të na mbarojnë rezervat ne do të vazhdojmë grevën e rregullt, duke mos konsumuar asgjë. Një takim e kam pasur dhe më kanë thënë që të tërhiqem dhe të ndjekim rrugën ligjore, por kjo gjë shkon 3-4 vjet. Ligji të bëhet siç ka qenë më parë, me takimet dhe telefonatat. Në burg nuk bëhet asnjë krim dhe as asgjë, na e kanë bërë këtë gjë për të na shkëputur nga njerëzit.

Na kanë thënë jo do marrim masa, do marrim masa e na përmendin izolimin, ne po kërkojmë të drejtat tona. Pas nesh ka hyrë dhe ai i Peqinit e i Fushë Krujës, mund të përshkallëzohet më shumë

SHKARKO APP