Admir Tafili tallet me policinë e prokurorinë: Edhe kur dikush i vë vetes tritol, më fajësojnë mua

I dënuari për vrasjen e dy vëllezërve Nik e Gjovalin Petrushi, për arratisje nga burgu e një sërë veprash të tjera penale, Admir Tafili akuzohet së fundi edhe si kreu i bande vrasësish me pagesë. Prokuroria dyshon se edhe duke qëndruar në burg ai ka udhëruar vrasje. Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, dyshohen se kanë marrë porosi prej tij. Tafili ka sqaruar se i ka njohur në qeli dy personat, por mohon t’i ketë paguar për ndonjë vrasje. Kjo histori për të është qesharake. Në një letër drejtuar redaksisë së “GSH” ai ironizon me prokurorinë e policinë. “Cdo krim këtu, nga sot e tutje nuk do të ngelet aanonim. Autori do t’i gjendet, më besoni për këtë, sepse në rastin më të parë që cdokush do tentonte t’i vendoste tritol edhe vetes së tij, prokuroria ngjarjen e zbardh në kohë rekord. Autori për prokurorinë jam unë: Admir Tafili”, shkruan ai.

Në hetimet e prokurorisë për bandën e vrasësve me pagesë, Tafili rezulton si drejtues i saj.

Anëtarët e bandës dhe roli i secilit prej tyre

1 -Admir Bahri Tafilaj (drejtues i grupit) – i dënuar me burgim të përjetshëm.

2 -Kristi Jovan Pine –  (ekzekutor), arrestuar në datë 16.02.2015. Lindur dhe banues ne Elbasan, ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

3- Alfred Shefqet Qefalia (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015. Lindur dhe banues në Farkë e Vogël , Tiranë , i dënuar më parë për “vjedhje me arme”

4- Alksander Ridvan Goro (anëtar), i arrestuar në datë 16.02.2015. Lindur dhe banues në Pogradec , i dënuar me parë për “Vrasja në rrethana të tjera cilësues ndaj punonjësit të Policisë”e mbetur në tentative.

5- Elson Pal Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datën 14.02.2015

6- Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015.  24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim, për motive hakmarrje, kryer ne bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 78/2 e 22 të K.Penal në dëm të shtetasit M. L.

7- Adrian Emaz (Isuf) Ozuni (anëtar – porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.

8- Fatos Mehmet Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015

9- Dhimiter Bujar Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015

10- Dritan Myzafer Peksani, i shpallur në kërkim

11-    J.GJ

12-  K.XH

13- F.G.

SHKARKO APP