ADN-ja e vonuar, vërteton se babai ka përdhunuar vajzën minorene

60 mijë lekëshi për analizën e ADN-së, ishte gati të conte në lirimin e babait përdhunues. Sot ky konflikt institucional, duket se i ka ardhur fundi, pasi që ADN-ja e vërteton që ai ka përdhunuar seksualisht të bijën minorene 15 vjeçare.

Ekspertiza e ADN, sipas të cilës kampionë të mbetjeve humane në teshat e vajzës, kanë të njëjtin ndërtim gjenetik me kampionin e pështymës të marrë në sallën e gjyqit të pandehurit Fatos Gurakuqi. Edhe pse ekspertiza e ADN-së, pohon akuzën, babai sërish ka mbajtur qëndrim mohues, mohim i cili tashmë duket se nuk ka më baza.

39-vjeçari Gurakuqi akuzohet edhe për ushtrim dhune fizike ndaj vajzës dhe familjarëve të tjerë. Sipas dëshmive të këtyre të fundit, Fatos Gurakuqi, ka abuzuar seksualisht me të bijën minorene për mbi 10 muaj derisa në fund vajza e ka denoncuar fillimisht tek e ëma dhe më pas edhe në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë që të gjitha provat janë administruar nga gjykata, gjyqtari i çështjes, Gerd Hoxha, ka shtyrë seancën për t’i lënë kohë prokurorit të përgatisë konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Fatos Gurakuqi. Ishte denoncimi i gjyqtarit Hoxha, ai që vuri në dukje rrezikun e lirimit të të pandehurit për shkak të vonesën së paligjshme të ekspertizës së ADN-së nga policia shkencore. Por pas këtij denoncimi publik, ekspertiza u paraqit brenda dy ditëve në gjykatë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?