Adoleshentja i dha fund jetës? I ati: E pamundur, nuk shkonte mirë me nusen
Mbrëmjen e 11 tetorit policia raportoi për një 13-vjeçare në Babrru e cila ishte gjetur e plagosur me armë zjarri në shtëpinë e saj.
Adoleshentja Kasandra Brahja u dërgua me urgjencë nga i ati në spital por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve duke ndërruar jetë pak minuta më pas.
Ditën e sotme babai i saj ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e policisë se vajza e tij është vetëvrarë. Ai ka treguar se adoleshentja nuk shkonte mirë me nusen dhe ka mohuar që ajo të kishte pasur probleme me njerëz të tjerë.
Babai i Kasandrës ka rrëfyer:
Me sa e kam rritur unë, atë armë s’ja kam dhënë kurrë në dorë. S’ka pas as fizikun me mbajt atë armë se ishte shumë e fortë. Nuk ka pasur mundësi vajza ime ta karikonte atë që të shtinte. Nuk e kam parë të shqetësuar vajzën. S’e mendoj për vetëvrasje. Me nusen nuk ka shkuar mirë, jo vajza, po e gjithë familja, si çdo familje por jo që të shkojë puna deri këtu. S’kemi pasur asnjë shqetësim. Vajza ime nuk ishte nxënëse e mirë, por as e keqe jo. Mua mësuesit dhe psikologët dhe shoqët e shoqet kanë qenë te shtëpia por nuk më kanë thënë asgjë. Vetëm vështirësi ekonomike kemi pasur problem, asnjë hall tjetër.”
KOHA JONË SONDAZH

