Adoleshentja ruse mbytet në Ksamil, dyshohet se u godit nga motor uji

Një turiste 17-vjeçara është mbytur në ishujt e Ksamilit në Sarandë mesditën e sotme.

Policia ende nuk ka identifikuar vajzën, por sipas informacioneve të para, dyshohet se është një shtetase ruse, që kishte ardhur me pushime bashkë me nënën e saj.

Ndërkohë gazetari i Ora News në Sarandë Geraldi Bregu na informon se nga kqyrja e trupit të vajzës janë konstatuar edhe dy plagë, një në kokë dhe një në trup, çka hedh dyshime se mund të jetë goditur nga ndonjë motor  uji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna e vajzës së mbytur është marrë në pyetje nga policia, për të zbuluar më shumë detaje për ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia sqaron se: “Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur  ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.”

Trupi i saj i vajzës do të dërgohet në Tiranë për ekspertizën mjeko ligjore, ndërkohë po punohet edhe për gjeneralitetet e plota të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?