Adriatik Lapaj në protestën para Kryeministrisë: Ajo që i ndodhi Egit mund t’i ndodhë secilit prej nesh

Adriatik Lapaj, koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, tha në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë për vrasjen e Egli Progës, se kjo ngjarje e rëndë mund t’i ndodhë secilit prej nesh. Ai shtoi se raste të tilla e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku të gjithë duan të largohen.

”Nesër mund t’i ndodhë secilit prej nesh. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku secili do të ikë. Kjo duhet të ndryshojë me bashkim e reagim. Nga reagimi juaj, versioni i parë ku Eglin e pretenduan si një pijanec që vdiq rastësisht, ra poshtë. Prokurorja u tërhoq”, tha Lapaj.

“Është koha e drejtësisë dhe nuk duhet ta lëmë. Mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira, por nuk mund të falen të rriturit që kanë frikë nga drita”, shtoi Lapaj.

SHKARKO APP