Adriatik Lapaj nga Kamza: Ky vend ka shpresë, ne do t’ia dalim. Ta shembim këtë sistem
Lideri politik i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, këtë pasdite zhvilloi një takim me banorët e Kamzës, ku pohoi se zgjedhjet e 11 majit janë referendum. Ai pohoi ndër të tjera se duhet shembur ky sistem, për të bërë të mundur njëherë e mirë ndarjen përfundimtare me të shkuarën.
”Politikanët shkojnë nga qarku në qark dhe gënjejnë. Këto nuk janë zgjedhje, janë referenduam. Ta shembim këtë sistem, të bëjmë njëherë e përfundimisht ndarjen e madhe. Të ndërtojmë një republikë për qytetarët. Mendojeni punën e zgjedhjeve me shumë maturi.
Ju kërkoj ju me përulësinë më të madhe, bëni ndryshimin. Na mbështetni, ta çajmë sistemin. Ne nuk merremi me fyerjet e të tjerëve, por ama nuk do t’i lëmë të na shkelin. Ne nuk e dimë a do të bëjmë 71 mandate, por ama do të shohim sa u vlen lëkura me deputetët tanë. Forca bashkimi i madh, forca Kamza’‘,-tha Lapaj.
KOHA JONË SONDAZH

