Adriatik Lapaj pritet nga kryeministri kosovar dhe zv/kryeministri maqedonas. Sondazhet e nxjerrin parti të tretë politike

Pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurti, dje Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko janë pritur në Shkup nga zëvendëskryeministri i parë dhe përfaqësuesi i shqiptarëve në qeveri, Izet Mexhiti.
Në postimin e tij Lapaj shkruan: “Ky takim pati në fokus çështje të rëndësishme që lidhen me shqiptarët në rajon, gjithashtu u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes aktorëve politikë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
I bëmë me dije Zv. Kryeministrit se Nisma “Shqipëria Bëhet” e ka vendosur çështjen e shqiptarëve në trevat jashtë kufijve si një nga prioritetet e programit të saj, duke premtuar angazhim më të madh se kurrë më parë në 34 vitet e fundit.
I bëmë me dije se nëse një ditë koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” drejton qeverinë, do të rrisë ndërveprimin ekonomik dhe kulturor, si dhe do të investojë drejtpërdrejt për mbështetjen e shqiptarëve në këto zona”.
Pra dy takime të rëndësishme për pak ditë.
Ka edhe parti të tjera të reja, por nuk po i pret njeri siç po ndodh me Adriatik Lapaj.
Me sa duket shikohen si forcë e re politike, e cila duhet votuar nga shqiptarët që të barazpeshohet politika tradicionale.
Sipas analistëve kjo forcë politike mund të marrë vota nga votuesit gri, siç quhet tashmë në fjalorin zgjedhor.
Deri më tani PS ka diferencë të madhe me PD në sondazhe, kurse si parti e tretë po vijon të jetë e Adriatik Lapaj.