Adriatik Lapaj, si ka ndryshuar pëlqyeshmëria për të. Gjetjet e Barometrit

Në matjet e fundit të Barometrit për pëlqyeshmërinë e Adriatik Lapaj rezulton se (40.8 %) e të intervistuarve kanë mendim pozitiv për të, ndërsa (26.9 %) e të intervistuarve mendim negativ dhe po (26.9 %) e të intervistuarve nuk e njohin.

Krahasuar me janarin e 2024 pëlqyeshmëria e Lapajt është e rritur me (5.8%) dhe po ashtu mendimi negativ për të (9.5%).

Në Janar 2024, (35 %) ka qenë mendimi pozitiv për të, ndërsa sot është (40.8 %). Mendimi negativ në janar 2024 ka qenë (17.4 %) sot është (26.9 %).

Lidhur me mendimin pozitiv sipas votës politike të vitit 2021, Adriatik Lapaj nivelin më të lartë e arrin tek ata që kanë votuar parti tjetër (jo PS &PD) (77.5%) dhe nivelin më të ulët tek ata të cilët nuk e identifikojnë votën (34.5%).

SHKARKO APP