“Aeroporti i Rinasit, ende rrethohet me drynë që kushtojnë 3 mijë lekë të vjetra!”
Grabitja e një sasie të konsiderueshme parash, në aeroportin e Rinasit, preku gjithë opinionin publik shqiptar por edhe atë ndërkombëtar.
Gazetari Enio Civici, i kushtoi emisionin e së enjtes në mbrëmje, këtij fenomeni të përsëritur për të disatën herë tashmë, në vendin tonë.
Si pjesë e panelit, për të diskutuar rreth kësaj teme, ishte dhe gazetari Renaldo Salianji, nga Klan Plus, i cili e ka ndjekur më nga afër ngjarjen në terren. Ai është shprehur se edhe pas grabitjes ende nuk janë marrë masa sigurie.
“Dera nga ku kanë dalë grabitësit vazhdon ende të qëndrojë e izoluar me tela të hollë alumini, të cilat janë lehtësisht të thyeshme, pa asnjë masë sigurie. Nuk mund të cilësojmë aeroportin e Rinasit, si një aeroport gjysëm ushtarak, meqë ulen dhe aeroportë të NATO-s, kur ai ende rrethohet me tela dhe drynë të cilët kushtojnë, vetëm 3 mijë lekë të vjetra!”, tha ai.
https://www.facebook.com/argumenttvshow/videos/2850121245213942/
KOHA JONË SONDAZH

