Aeroporti i Vlorës, 100 milionë euro investime/ Komisioni çel dritën jeshile për…

Deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese miratuan draftin e paraqitur nga qeveria, përmes të cilës autorizohet Këshilli i Ministrave që të negociojë një kontratë koncesionare për ndërtimin e një aeroporti të ri në Vlorë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, vuri theksin në seriozitetin e kompanive dhe korrektësinë e kontratës që pritet të lidhet.

Sipas tij, investimi në këtë aeroport kap vlerën e 100 milionë eurove dhe ky është një financim tërësisht privat. Ministri u shpreh se nga ky investim pritet të hapen 1 mijë vende të reja pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aeroporti do të sjellë një potencial shumë të madh zhvillimi, jo vetëm për zonën e Novoselës, por edhe për bashkinë e Vlorës, bashkinë e Fierit sepse ne e dimë që krijohet një zinxhir vlere ekonomike rreth aeroportit.  Do të krijojë vende pune, jo vetëm në fazën ndërtimore, por jam i bindur që një aeroport i këtyre përmasave, që mendohet një investim rreth 100 milionë euro, do të ketë në mënyrë permanente në këtë zonë rreth 1 mijë vende të reja pune”, tha Gjiknuri

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se qeveria është e gatshme të marrë përsipër riskun fiskal për një vepër që sipas tij do t’i japë shumë ekonomisë shqiptare.

Kuvendi pritet që të enjten të miratojë draftin e paraqitur nga qeveria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?