Aeroporti i Vlorës – Negociatat e qeverisë me 3 kompanitë turke nisin pas 15 ditësh

Ligji që përcakton procedurën e veçantë që do të ndiqet për negociatat e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës hyn në fuqi pas 15 ditësh, duke i hapur rrugën nisjes së diskutimeve mes shtetit shqiptar dhe 3 kompanitë turke, që kanë paraqitur interes për këtë investim.

Diskutimet mund të nisin brenda 45 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa objekti i tyre do të jetë projektimi, ndërtimi, operimi, mirëmbajtja dhe menaxhimi i këtij aeroporti, i cili planifikohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë.

Procedura e negocimit për lidhjen e kontratës do të kryesohet nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në përbërje të tij do të ketë anëtarë, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Avokatura e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe përfaqësues nga institucione të tjera që gjykohen të nevojshme. Ndërkohë që, pas dakordësimit kontrata finale do të shkojë për miratim në qeveri e më pas në parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në janar të këtij viti, kryeministri Edi Rama njoftoi marrjen e kërkesës zyrtare për ndërtimin e këtij aeroporti, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se investimi do të jetë privat dhe jo me para të buxhetit të shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që, gjatë diskutimit të projektligjit në Kuvend, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se kosto buxhetore për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës do të 2.5 milion USD në vit, pasi qeveria shqiptare do të mbajë vetëm riskun e kërkesës, që lidhet me numrin e pasagjerëve. Ndërsa, sipas ministrit Damian Gjiknuri ndërtimi i tij është domosdoshmëri, pasi ka një dyfishim të kërkesës për transport ajror.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?