Aeroporti i Vlorës, Rama: Çmimet do të jenë të arsyeshme
Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama ka folur këtë të dielë në lidhje me aeroportin që ka premtuar të ndërtojë qeveria e tij në qytetin bregdetar të jugut të vendit.
Rama tha se me ndërtimin e këtij aeroporti, çmimet për fluturimet do të jenë të arsyeshme.
“Aeroporti i Vlorës do të jetë një investim masiv, pasi ai do të hetë aeroporti i Jugut të vendit. Do të garantojë lëvizje nga Vlora drejt Greqisë apo Itlaisë me çmime edhe më shumë të arsyeshme nga ato që janë sot.”-tha Rama.
Rama ka vizituar këtë dielë Vlorës për përurimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, një investim që sipas kryeministrit do t’i japë fund njëherë e mirë hedhjes së mbeturinave në det të hapur, duke dëmtuar kësisoj seriozisht turizmin dhe ekonominë e qytetit.
“Është e rëndësishme që sot dëshmojnë vënien e Impiantit të përpunimit të ujërave të zeza në një prej qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë e me potencialin më të madh të zhvillimit turistik. Është e rëndësishme të reflektojmë për faktin që për shumë vite ky potencial kishte mbetur në mëshirë të fatit.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155942709771523/?t=0
Po ashtu edhe plehrat pak metra larg në këtë zonë do të trajtohen me standartin e duhur. Kështu Vlora do të shpëtojë edhe nga një plagë tjetër e të shkuarës. Ky investim është i madh e i rëndësishëm por jo i fundit për sa i përket përpunimit të ujërave të zeza. Ne e dimë që çka e pengon gjithë vijën bregdetare të qytetit, Lungomaren, që të kthehet në një vijë ranore të frekuentuar si duhet është fakti se prej dekadash, ujërat e zeza të Vlorës derdheshin aty, në det.”-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

