Afatet e hetimit mbi dekriminalizimin, ISP: Prokuroria të verifikojë para 25 prillit rastet më emergjente
Instituti i Studimeve Politike i bën thirrje Prokurorisë që të verifikojë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, rastet më emergjente të kandidatëve për deputetë.
“Verifikimi i të dhënave të kandidatëve për deputetë ndodh në dy nivele, brenda vendit dhe jashtë vendit. Brenda vendit ka dy nivele të tjera verifikimi: të dhënat nga database në sistemin gjyqësor dhe në institucionet përgjegjëse, të cilat nuk marrin shumë kohë, si dhe të dhënat nga regjistrat manualë në vite të gjykatave, të cilat kërkojnë personel dhe kohë. Verifikimet jashtë vendit kërkojnë letër-porosi, komunikim midis shteteve, sqarime të bazës dhe argumenteve ligjore, ndaj nuk ka një afat të parashikueshëm të përgjigjes apo verifikimeve shteruese. Verifikimi në këtë rast varet edhe nga niveli i përgjigjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, thekson ISP.
Detyrimi ligjor:
Legjislacioni lidhur me jetësimin e ligjit të dekriminalizimit parashikon afatin 90 ditor për hetime të thelluara dhe vendimmarrje nga Prokuroria për rastet e dyshuara për kandidatë për deputetë apo zyrtarë me rekorde kriminale.
Problemi?
Eskpertët e ISP vlerësojnë se verifikimi i të dhënave të kandidatëve për deputetë ndodh në dy nivele, brenda vendit dhe jashtë vendit. Brenda vendit ka dy nivele të tjera verifikimi: të dhënat nga database në sistemin gjyqësor dhe në institucionet përgjegjëse, të cilat nuk marrin shumë kohë, si dhe të dhënat nga regjistrat manualë në vite të gjykatave, të cilat kërkojnë personel dhe kohë. Verifikimet jashtë vendit kërkojnë letërporosi, komunikim midis shteteve, sqarime të bazës dhe argumenteve ligjore, ndaj nuk ka një afat të parashikueshëm të përgjigjes apo verifikimeve shteruese. Verifikimi në këtë rast varet edhe nga niveli i përgjigjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Zgjidhja?
Ka disa, por ISP mendon se në periudhën paraelektorale është e pamundur të ketë verifikim shterues ndërkombëtar, ndaj apelon Prokurorinë që ajo të mund të fokusohet në rastet më flagrante, si dhe në verifikimet brenda vendit është detyrë dhe përgjegjësi që përgjigjet të jenë publike përpara datës së zgjedhjeve.