Afera e inceneratorëve, Kryemadhi flet edhe për ”Zërin e Amerikës”: S’ka drejtësi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë për “Zërin e Amerikës” se nëse do të funksiononte kjo Reformë në Drejtësi, ne sot do të kishim para drejtësisë zbardhjen e të gjithë skemës së inceneratorëve e cila është e faktuar me dokumenta.

Partia që ju drejtoni është në krah të Partisë Demokratike. Duhet thënë që protesta e fundit ishte ndër më të mëdhatë që ka organizuar opozita vitet e fundit. Përveç faktit që shqiptarët mund të kenë shumë arsye, mund të jenë të pakënaqur me qeverinë për të marrë pjesë në këtë protestë. Çfarë të reje i ofroni ju shqiptarëve, jeni të njëjtat figura për shumë vite, pse duhet të mendojnë ata që ju jeni ndryshe tashmë?

Nuk e mendoj që shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës atë ditë në 7 korrik ishin për shkak të fytyrave politike. Mendoj që problematikat që shtohen çdo ditë për qytetarët shqiptarë, çmimet e larta që përdoren në mënyrë spekulative. Çmimi i naftës, çmimet e ushqimeve, mungesa e shërbimit shëndetësor, mungesa e shërbimit arsimor, largimi i të rinjve çdo ditë nga Shqipëria. I ka vendosur në një panik jo vetëm emocional por edhe në një panik ekonomik familjet shqiptare të cilat shikojnë si të vetmen zgjidhje o largimin nga Shqipëria ose qëndresën përballë asaj çfarë ndodh.

Ajo që mendoj është që protesta nuk ishte thjesht e Partisë Demokratike dhe thjesht me militantët dhe flamurët e partive politike. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them që goditja që opozita e kaluar i bëri, protestës qytetare duke shitur kauzat është shumë e vështirë për ta rikthyer dhe ajo ishte një dritë shpresë për opozitarizmin jo për t’u bazuar tek figurat e opozitës por për t’u bazuar tek kauzat që japin zgjidhje.

Mendoj që sot shqiptarët nuk kanë më nevojë për ta identifikuar qëndresën e tyre me fytyrën e Monikës. Por sot shqiptarët shikojnë çdo ditë sesi iu merren nga xhepat e tyre 80 mijë euro në ditë me inceneratorin e Tiranës për të cilën është një nga çështjet më të ndjeshme me atë çfarë ka ndodhur dhe atë çfarë ndodh që ka shkuar dhe ka cënuar jo vetëm integritetin juridik dhe tregtar të Shqipërisë por ka cënuar mbi të gjitha integritetin e të dhënave personale dhe përdorimin e të dhënave të të gjithë njerëzve.

Besoni që protestat që ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të vijojnë do të cojnë në rrëzimin e qeverisë Rama? Opozita i ka provuar dhe më herët këto forma radikale por nuk ja ka arritur.

Nëse protestat do të jenë qytetare dhe qëndrestare. Do t’ju kujtoja të gjithëve protestat e studentëve në 2018 të cilat ushtruan një presion të madh psikologjik tek Rama, që kishte të bëntë më rritjen e një takse për universitetin dhe ndryshoi 99.9% të qeverisë. Në fakt, ne kemi votuar një reformë në drejtësi me 140 vota në 2016, ku ajo çfarë vazhdoj dhe e ngre zërin më shumë se kushdo tjetër nëse do të funksiononte kjo reform në drejtësi, ne sot do të kishim para drejtësisë zbardhjen e të gjithë skemës së inceneratorëve e cila është e faktuar me dokumenta.

Mund të them evazionin fiskal të cilin unë e denoncova para disa ditësh mund të them që është në vlerën 189 milionë dollarë. Do t’ju bëja vetëm një pyetje, çfarë do të ndodhte nëse një nga pensionistët e përdorur në azil të pleqve do të ishte mamaja e Monikës apo do të ishte prindi mamaja ose babai i ndonjë punonjësi shqiptar të ambasadës amerikane në Shqipëri. Apo do të ishte mamaja e gruas së Edi Ramës, apo nëna e Edi Ramës e cila ka vdekur të ishin përdorur të dhënat e tyre siç ka ndodhur me të dhënat e tjera. A është ky cënim i sigurisë të të gjithë shtetit ligjor dhe të të gjithë funksionimit të ekonomisë shqiptare. Pra, është shumë e rëndë, në çdo vend të botës jo vetëm do të kishte rënë shtetit por në çdo vend të botës drejtësia do të kishte kërkuar me një urgjencë të jashtëzakonshme.

Për inceneratorin e Tiranës ka mbi një vit e gjysmë hetim ndërsa për dy inceneratorët e tjerë Elbasani dhe Fieri pasi këtu është dhe pyetja shumë dyshuese pasi janë paguar të gjitha paratë pra janë shlyer nga qeveria shqiptare, buxhetet 100% atëherë SPAK-u veproi mbi këto dy inceneratorë, në mënyrë të tillë që të lejohej që të bëheshin pagesat deri në fund për inceneratorin. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës, ne nuk mendojmë që duhet të presim derisa të mbyllet për 30 vjet koncesioni që Erion Veliaj ka firmosur për të. Dhe jo vetëm Erion Veliaj por dhe kryeministri Edi Rama i cili ka bërë bekimin për të gjithë skemën e mashtrimit dhe të përdorimit jo vetëm të pastrimit por të katër veprave penale.

SHKARKO APP