Afera e inceneratorëve, Xhixho: Do të publikojmë fakte të reja
”LSI-ja do të vijojë të publikojë fakte të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe do ti shkojë deri në fund kësaj çështje”,-thotë nënkryetarja dhe deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, sipas së cilës sa më shumë thellohet hetimi aq më shumë fakte të reja dalin në dritë. Duke e konsideruar këtë aferën më të madhe në 30 vite, ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas kësaj skeme korruptive, ndërsa renditi faktet e fundit të publikuara në media.
“Të tjera fakte do të vihen në dispozicion se të gjitha këto miliona euro që ne flasim dhe qytetarët vuajnë varfërinë, do të zbulojmë hap pas hapi çdo të dhënë të re. Sa më shumë thellohemi aq më shumë zbulojmë fakte të rënda. Është një skemë e madhe korrupsioni mega afera më e madhe në 30 vite. Këto 24 kompani janë bërë publike edhe nga Kryemadhi është evazion fiskal.
Media ka bërë së fundi publike raste tronditëse të zonjës që ka ndërruar jetë dhe në emër të saj janë bërë qarkullime parash që e çon këtë skandal në aspekte çnjerëzore. Një zonjë që mbledh kanaçe ka shkuar në SPAK ajo ka denoncuar faktin që jeton në mjerim shteti nuk i është gjendur dhe është pjesë e aferës së inceneratorëve, apo çifti i të moshuarve në azil si pjesë e aferës korruptive. Besojmë që në krye është Rama, pa bekimin e tij nuk implementohet një skemë e tillë korrupsioni në këto nivele. Janë para të dhëna nga buxheti i shtetit”.