Afganët dakord, por fali gjobat dhe kamatëvonesat për qytetarët shqiptarë!
Kryeministri Rama ka deklaruar dhe po vë në zbatim marrjen e një kontingjenti shumë të madh me afganë, të cilat do ndiqeshin apo dënoheshin nga Talebanët.
Shumë mirë bëri Rama. Edhe Opozita që e mbështeti.
Një akt civil dhe që tregon vlera njerëzore.
Ne si popull kemi emigruar ndër shekuj. Në fillim nga turqit, me pas nga serbët, nga grekët dhe here-herë edhe nga malazezët.
Qyteti i ri afgan që do ndërtohet nga qeveria shqiptare me fondet e NATO-s apo dikujt tjetër, do jetë një vend ku do strehohen diku te 10 mijë afganë elitarë, të shkolluar dhe të kaluar në vetting të shërbimeve të specializuara amerikane. Do jetë një qytet brenda Tiranës dhe më pas, shumica prej tyre do marrin shtetësinë shqiptare.
Shqipëria do shtohet me popullsi iraniane, afgane sidomos, e kështu plani për sjelljen e mijëra afrikanëve në Shqipëri po zbatohet.
Por interesimi maksimal i qeverisë shqiptare për afganët është shembullor.
E mira do të ishte sikur qeveria të interesohej edhe për anën ekonomike të shqiptarëve, pak edhe me shumë.
Lojën ndërkombëtare kryeministri Rama e luan bukur, mjeshtër mbetet.
E mira e do që qeveria të heqë me Ligj në parlament gjithë kamatëvonesat dhe gjobat e vendosura shqiptarëve sepse ishin dy vite të vështira pandemie. Qytetarët dhe biznesi është zhytur në gjoba dhe kamatëvonesa, të cilat vetëm shumëfishohen përditë duke rrezikuar bizneset dhe jetën e çdo familje.
Natyrisht që duhen paguar kontributet shoqërore, taksat ndaj shtetit dhe bashkive, etj por kur është paguar principiali pse duhet që për vonesat në pagesa çdo qytetar e biznesmen të shkojë në bankë e të marrë kredi edhe për kamatëvonesat apo gjobat!?
Kjo është e padrejtë ndonëse ligji nuk fal!
Por një qeveri e ka për detyrë parësore të interesohet për qytetarët e saj e më pas për të tjerët.
E dëgjuat si tha mbrëmë Presidenti Amerikan Biden në lidhje me çështjen e Afganistanit!
As më pak e as më shumë, ai tha se pse duhet të sakrifikojmë dhe harxhojmë për Afganistanin ndërkohe që rrezikojmë jetët e ushtarëve amerikanë!
Pse duhet të shqetësohemi për kombin afgan para jetës së qytetarëve të mi amerikanë!?
Biden ishte i qartë mbrëmë: Kemi harxhuar 1 trilon dollarë në Afganistan dhe ushtria e tyre iku dhe nuk nxori një fishekë për të ruajtur vendin, e pse duhet SHBA të rrezikojë e harxhojë më atje!?
Pra populli jot në radhë të parë!
Ndaj ti ndihmojmë afganët që po vijnë, por qeveria të jetë në radhë të parë e shqiptarëve.
Nëse takon qytetarë dhe biznesmenë të thonë pse nuk na i heq gjobat dhe kamatëvonesat qeveria jonë?
Ndaj duhet që ministrja e financave ti propozojë kryeministrit për në shtator ligj për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në krejt territorin e Republikës.
Ky do të jetë veprim shqiptar!
Edhe për afganët duhet të interesohemi.
KOHA JONË SONDAZH

