Afganët në Shqipëri dhe Kosovë, Xharra: Biden ishte komod për t’ia kërkuar dy vendeve dhe kjo tregon shumë

Vendimi i Shqipërisë dhe Kosovës për t’iu përgjigjur pozitivisht SHBA-së për strehimin e afganëve, për gazetaren e njohur Arbana Xharra ishte i duhuri. Duke sjellë në vëmendje se edhe vetë ka qenë refugjatë në Shkodër, ajo thotë se kjo e bën të jetë më e ndjeshme ndaj kësaj çështje.

”Administrata Biden kërkoi nga aleatët amerikanë, shqiptarët dhe mendoj se kemi bërë një veprim të duhur me përgjigjen pozitive që i kemi dhënë SHBA për pranimin e afganëve. Shqiptarët njihet historikisht që në Luftën e Dytë Botërore për pranimin e refugjatëve, hebrenjve. Pastaj çfarë ndodhi me luftën në Kosovë. Unë kam qenë refugjate në Shqipëri, në Shkodër dhe të gjitha ato pamje të bëjnë të kesh një ndjeshmëri se çfarë po ndodh me civilët atje.

Shqipëria është aleate e NATO-s dhe aleate e SHBA. Mali i Zi refuzoi të pranojë refugjatë. Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria pranuan. Edhe fakti se administrata Biden ishte më komode të na kërkonte ne të pranojmë refugjatë tregon edhe për aleancën dhe përparësinë që kemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Kanadaja është një vend që pranoi të marrë refugjatë dhe asnjë vend tjetër. Europa ka edhe probleme dhe ankesa me refugjatët sirianë, Turqia po ashtu përballet me numër të madh refugjatësh. E dimë që Kosova dhe Shqipëria nuk janë vende shumë stabile në aspektin financiar por administrata Biden do të mbulojë të gjithë shpenzimet për këto 12 muaj derisa të përcillen për në SHBA. Përtej kësaj është një vendim shumë i rëndësishëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?