Afganët në Shqipëri do të marrin azil politik?
Kjo godinë në ”Qyteteti Studenti” është gati për strehimin e afganëve. ”TCH” shkruan se ata që do të vijnë në Shqipëri, do t’u ofrohet mundësia e aplikimit si mundësi e parë azil politik.
Kjo për të përmbushur ligjet në fuqi të shtetit shqiptarë që kërkon detyrimisht aplikimin për leje qëndrimi në vendin tonë bazuar në nenin 33 të konventës së Gjenevës për refugjatët. Do të jetë Ministria e Brendshme përmes Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit të përfshira në këtë proces.
Kjo lidhet me faktin se mund të ketë nga atë të cilët nuk përmbushin kriteret për marrjen e vizës së posaçme SIV, pas procesimit të aplikimit nga nëpunësit e ambasadës amerikane. Afganëve që pritet të viJnë në vendin tonë do t’u duhet të provojnë para autoriteteve amerikane vizë-lëshuese bashkëpunimin me ushtrinë amerikane apo NATO-n në Afganistan.