Afganët në Shqipëri, media kanadeze ”CTV News”: Vendi që i mirëpriti, por ata presin SHBA-në

Afganët që vijojnë të jenë të strehuar në Shqipëri, kanë marrë vëmendjen e ”CTV News”, një media kanadeze. “Rreth dy vite pasi u largua nga Afganistani për t’i shpëtuar talebanëve, vazhdon të përndiqet nga kujtimet e ditës së fundit në Kabul”. Kështu shkruan CTV për Firooz Mashoof. Autobusi e çoi drejt aeroportit dhe u nis teksa në Kabul nisën të dëgjoheshin të shtënat.

35-vjeçari, një fotoreporter dhe ish-punonjës i Federatës Afgane të Futbollist tashmë “lëngon” në Shqipërinë e ngrohtë dhe me diell. Me çdo ditë që kalon rritet edhe ankthi i tij për vonesat për vizën amerikane të premtuar. E kështu një hije i shtohet ëndrrave të tij për një fillim të ri në Amerikë. Njësoj është edhe për qindra të tjerë si ai. Disa përpiqen që të jetojnë dhe punojnë normalisht, por shqetësimi dhe frika për familjet në atdhe mbush pothuajse ditët e tyre edhe pse në Shqipëri janë mirëpritur.

Ata janë shpresëplotë, pavarësisht burokracisë së tejzgjatur dhe shikojnë për të nisur një jetë të re. Në Shëngjin, aty ku u strehuan përkohësisht qindra afganë, Mashoof shpesh shkon për ecje buzë detit. Ai ka gjetur një punë në një qendër tregtare. Shëtitjet largojnë sulmet e panikut që ai është harruar ose “frika e çmendur” për familjen e tij në provincën perëndimore të Heratit. “U shpëtova dhe tani duhet të nis jetën time të re në Amerikë”, tha ai.

Fazil Mohammad Shahab, një zyrtar i lartë i federatës së futbollit në Afganistan, shkoi në Shqipëri në nëntor. Ndryshe nga mijëra turistët që vizitojnë Shëngjinin dhe resortet e tjera shqiptare, ai nuk e sheh vijën bregdetare si një parajsë.

Farishta Oustova, një reportere e lajmeve televizive dhe një ish-lojtare e ekipit kombëtar të volejbollit të Afganistanit, mbërriti në Shqipëri në shtator 2021. Brenda dy muajsh ajo gjeti punë, fillimisht në një hotel, më pas në një fabrikë këpucësh dhe më në fund në një qendër kujdesi për fëmijët. Edhe komediani dhe prezantuesi i njohur Qasim Tabani nisi të prodhojë klipe humoristike nga Shëngjini. Ai thotë se ka nevojë të gjejë forcë në humor dhe shpreson se miqtë dhe fansat në atdhe mund të shikojnë videot.

SHKARKO APP