Afganët në Shqipëri, por sërish avioni nuk është nisur nga Kabuli

Prej dy ditësh priten që të vijnë në Shqipëri, por avioni me afganë nuk është nisur ende nga aeroporti i Kabulit dhe për këtë arsye ardhja e tyre shtyhet.

Po ashtu bëhet e ditur se nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë rreth orëve të mbrëmjes.

Nga ana tjetër, në Rinas janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët nëse kanë probleme shëndetësore dhe ata do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishtave, pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?