Afganët në Tiranë, Arben Ramkaj: Triumfi më i madh i kombit shqiptar

Nesër në mëngjes pritet që të vijë grupi i parë me afganë, të cilët do të strehohen në konviktet tek ”Qyteti Studenti”. Kryetari i Qendrës Ndërfetare në Elbasan, Arben Ramkaj thotë se Shqipëria i ka bërë shumë shërbime SHBA, por megjithatë nuk barazohen me vendimin e luftës së Kosovës nga presidenti Klinton dhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur. Sipas tij, Shqipëria ka ç’të ofrojë në politikën ndërkombëtare dhe ka gjithashtu mundesi të përfitojë atë që i takon.

“Shqipëria i ka bërë shumë shërbime SHBA. Qysh nga pritja e të kthyerve të Guantanamos, Ujgureve Kinez, pritjen e opozitës Iraniane te kampeve Ashraf dhe pritjen e Afganistanezeve. E sherbime te tjera qe kane të bejne me politiken rajonale.

Te tëra keto qëndrime gezojnë një palë e acarojne palë te tjera në politikbërjen botërore. E megjithatë keto shërbime nuk barazohen në peshore me vendimin e luftës se Kosoves nga presidenti Klinton dhe njohjen e njëanshme të ShBA dhe vendeve perëndimore te Kosovës si republike e pavarur dhe shtet i së drejtës që është triumfi me i madh i kombit Shqiptar ne 100 vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresojme që këto sherbime miqësie të perkthehen dhe ne investime Amerikane në Shqipëri si dhe ne levizjen e lirë të qytetarëve. Shqipëria ka çtë ofroje ne politikën ndërkombëtare dhe ka gjithashtu mundesi të përfitojë atë që i takon. I vetmi problem serioz që politikanët tane kane është që keto qëndrime të jen vizion kombëtar dhe jo si shkop shantazhues per kundërshtarët politikë”, thekson ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?