Afro 5 milion e 700 mijë të infektuar, mbi 352 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 687 mijë e 877, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 352 mijë e 256. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 431 mijë e 754 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 725 mijë e 275 të infektuar dhe 100 mijë e 572 të vdekur nga Covid-19. Ka ndryshuar renditja, ku Brazili ka kaluar në vendin e dytë. Brazili ka 394 mijë e 507 raste dhe 24 mijë e 593 të vdekur. Rusia renditet e treta me 362 mijë e 342 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 807 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e katërta ku në total ka 283 mijë e 339 raste dhe 27 mijë e 117 të vdekur. Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 265 mijë e 227 raste dhe 37 mijë e 48 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 230 mijë e 555 raste dhe 32 mijë e 955 të vdekur. Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 722 raste dhe 28 mijë e 530 të vdekur nga Covid-19.

SHKARKO APP