Afron festa, rriten çmimet

Në këtë prag festash në tregun e Bulqizës të gjitha fruta perimet kanë pësuar rritje të çmimeve. Banorët që preken nga rritja e çmimeve shprehen të pakënaqur për këtë dukuri që ndodh gjithmonë në fund të vitit. Më të prekurit janë familjet të cilat trajtohen me një ndihmë ekonomike dhe pensionistët. Rritja e çmimeve këtë radhë ka ndikuar edhe tek minatorët të cilët punojnë në minierë, pasi rënia e çmimit të kromit ka ndikuar edhe në uljen e pagave të tyre. Banorët thonë se çmimet që rriten dita ditës dhe të ardhurat e pakta vit pas viti i kanë varfëruar. Tregtarët e Bulqizës, e justifikojnë rritjen e çmimeve si pasojë e taksave të larta, por edhe nga mungesa e vlerës monetare tek banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?