Aftësimi për punë, 55 mijë lekë për këdo që del nga ndihma ekonomike

Qeveria jep 55 mijë lekë të vjetra, që është  mesatarja e ndihmës ekonomike, për këdo që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet, për kurs profesional.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar e cila këtë muaj u zhvillua në Elbasan, kryeministri Edi Rama ritheksoi vizionin e qeverisë për të orientuar drejt tregut të punës, çdo person të aftë për punë.

“Vizioni dhe linja jonë është e qartë: cilido që del nga ndihma ekonomike dhe është fizikisht gati për punë, jemi gati ta mbështesim dhe ndihmojmë për punë ose t’i japim mundësinë e një trajnimi”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u bëri thirrje të gjithë personave të interesuar që në vend që të qajnë në supet e krokodilit që loton, të drejtohen në Zyrat e Punës dhe kurset profesionale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne do të vazhdojmë të fusim në punë njerëz që nuk mund të lihen gjatë gjithë jetës në statusin e të varfërit dhe të paralizohen duke qenë shëndoshë e mirë fizikisht dhe që me punë të mbajnë familjen e tyre, me një rrogë që mund të jetë e vogël, por është shumë herë më e madhe se ndihma ekonomike”, vijoi Kryeministri.

Ai theksoi gjithashtu se në Elbasan kemi provën e prekshme të suksesit dhe të drejtësisë të skemës së re të ndihms ekonomike, që në Elbasan testohet prej 2 vitesh.

Elbasani, vijoi kryeministri, nuk ka pasur pothuajse asnjë lëvizje sepse skema është konsoliduar dhe ndihma ekonomike shkon tek më të varfërit.

“Ka ardhur koha që kjo të mbyllet dhe ashtu si në Elbasan, Tiranë dhe Durrës edhe në 9 qarqet e tjera të Shqipërisë dhe ne do ta mbyllim”, tha Rama. /a.g/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?