Agjenda – Të dielën ceremoni në Këlcyrë dhe Bularat për të rënët grekë të 1940-41-shit

Të dielën e ardhshme në Këlcyrë dhe Bularat do të zhvillohen ceremoni përkujtimore për nder të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës me Italinë, në vitet 1940-1941.

Ceremonitë, që përkojnë me datën e fillimit të luftës italo-greke (28 tetor 1940), do të zhvillohen fillimisht në varrezën ushtarake në Këlcyrë, në ora 10,00 dhe pastaj në Bularat, dy orë më vonë, njofton ministria e jashtme greke.

Athina zyrtare vë në dukje se për herë të parë këto ceremoni do të organizohen në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ashtu siç parashikon marrëveshja dypalëshe, që u vu në zbatim pas takimeve të dy ministrave të jashtëm në Kretë, në nëntor 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e jashtme greke vë gjithashtu në dukje se këto ceremoni po organizohen pak kohë pasi në Dragot të Tepelenës përfunduan punimet për kërkimin dhe varrimin e të rënëve grekë, kërkime që do të vazhdojnë në zona të tjera të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?