Agrarët, të vetëm në zgjedhjet vendore

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, në këtë fundviti shpreh ambicjen që partia e tij të përballet e vetme në zgjedhjet vendore. Në një pritje me gazetarët, Duka foli për një aleancë me të gjelbrit.

Në këtë fundvit, kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka ka bërë një reflektim.

Në zgjedhjet vendore që do të vijnë, kjo parti do të konkurojë si subjekt më vete dhe këtë vendim Duka e ka ndarë me gazetarët e shumtë të pranishëm në darkën e organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka: Patëm një vizitë të sukseshme në Gjermani, kemi takuar nja dy personalitete të Bundestagut gjerman dhe shpresojmë që të kemi një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen me Partinë e Gjelbërt. Kemi përpara zgjedhjet në pushtetin vendor. Dy vjet ka që jemi në udhëheqje të kësaj partie, asnjëherë nuk kemi dalë sepse na e bëri koka dolëm te tubi dhe vetë nuk jemi votuar asnjëherë. Ta provojmë këtë radhë që të kandidojmë si Partia Agrare Ambjentaliste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, ai shpreh urimet për vitin e ri.

Duka: Gazetarët nuk i gjykoj kurrë si të majtë dhe të djathtë, por si njerëz, si miq të mi. Gëzuar dhe lumturi në familjet tuaja!

Mbrëmja për gazetarët dhe politikanët vazhdoi me muzikë live dhe me pije.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?