Agron Çela: Në Shkodër LSI do të marrë rezultat spektakolar

Anëtari i Kryesisë së LSI-së dhe ish-deputeti i Shkodrës, Agron Çela deklaron se Lëvizja Socialiste për Integrim në Shkodër do të ketë rezultat spektakolar në zgjedhjet. Në takimin e drejtuesve të LSI-së së Shkodrës, ku ishte dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Çela deklaroi se mesazhi i fitores dhe ndryshimit do të shpërndahet në çdo derë të qytetarëve dhe të çdo banor i Shkodrës dhe Shqipërisë.

“Jemi çuar të gjithë në këmbë që të bashkohemi dhe të mbledhim forcat. Motivi është që të marrim rezultat të jashtëzakonshëm për të ndihmuar zhvillimin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë”,- tha Çela.

Anëtari i Kryesisë së LSI-së deklaroi se në mbledhjen sotme, e cila për shkak të përmbytjeve në Shkodër ishte e paparalajmëruar ishin të pranishëm dhe ish-drejtues të rëndësishëm të strukturave të PS-së në Shkodër.

Çela tha se LSI është e hapur për këdo që do të japë kontributin dhe që kërkon që Shkodra, Veriu i Shqipërisë dhe gjithë vendi të hyjë në një rrugë të re zhvillimi ekonomik dhe social.

SHKARKO APP