Agron Duka: Çfarë do të bëj nëse përballë do të kem kunatin Lefter Koka

Deputeti i Partisë Republikane Argon Duka ka pranuar sërish të enjten në mbrëmje se ka vullnetin për të garuar për Kryetar të bashkisë së Durrësit. I ftuar në studion e “Top Story” të Sokol Ballës ai tha se ai nuk është ende një kandidaturë zyrtare pasi nuk ka marrë pëlqimin e Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë. Çështja është që në këtë bashki ka një ndikim të madh fisi i ministrit të Mjedisit Lefter Koka që është kunat me Dukën. I pyetur nëse do të kandidonte përballë kunatit të tij në Durrës, Duka u shpreh: “Kjo është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje. Nuk besoj se Lefter Koka do të kandidojë përballë meje. Megjithatë ai aktualisht është ministër i Mjedisit dhe nuk kam dëgjuar në ambientet politike që ai ka si synim të kandidojë për këtë bashki”. Duka tha se kishte dëgjuar se kandidat i së majtës do të ishte sërish kryetari aktial i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

SHKARKO APP