Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i vrarë. Edhe ushtarakë të tjerë

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i vrarë. Edhe ushtarakë të tjerë

Aktualitet
E diel, 1 Mars 2026 09:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një numër figurash të larta në Iran dihet se janë vrarë në sulmet e së shtunës. Aty përfshihen:

  • Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i vrarë të shtunën në mëngjes në zyrën e tij.
  • Sipas raportimeve televizive iraniane në sulme është vrarë edhe shefi i shtabit të forcave të armatosura të vendit, Abdolrahim Mousavi.
  • Teherani e ka konfirmuar edhe vdekjen e komandantit të Gardë Revolucionare, Mohammad Pakpour.
  • Sipas mediave iraniane, edhe vajza, dhëndri dhe nipi i Khameneit janë vrarë në sulme.
  • Mediat perëndimore raportojnë, duke u bazuar në burimet e tyre, se rreth 40 zyrtarë iranianë janë vrarë prej kur nisën sulmet më 28 shkurt.

Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei?

Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit, i cili e drejtoi Republikën Islamike për pothuajse katër dekada, u vra gjatë sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit më 28 shkurt, në moshën 86-vjeçare.

I lavdëruar nga mbështetësit si një udhëheqës i urtë ndërsa nga kritikët si diktator, Khamenei do të mbahet mend si një figurë monumentale e Revolucionit Islamik, i cili e ndërtoi ngritjen e tij në pozitën e liderit suprem mbi reputacionin për devotshmëri dhe përkushtim të ashpër ndaj kauzës.

Përdorimi i forcës kundër popullit të tij, burgosja e figurave opozitare brenda vetë udhëheqësisë, si dhe rezistenca e madhe ndaj ndikimit të jashtëm – veçanërisht atij të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit – formësuan trashëgiminë e tij si një figurë e ashpër dhe e pakompromis, që e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.

“Historia do të tregojë se sundimi i Khameneit ishte thellësisht traumatik për popullin iranian, i cili e pa vendin e tij të izoluar dhe të dobësuar deri në pikën kur shumica e shihnin emigrimin si shpresën e vetme”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington.

Vitet e fundit të sundimit të Khameneit u shënuan nga protesta të shpeshta mbarëkombëtare kundër udhëheqësisë dhe nga shtypje vdekjeprurëse shtetërore që lanë mijëra demonstrues të vrarë. Protestat për koston e lartë të jetesës në vitin 2017, çmimet e karburantit në 2019, mungesat e ujit në 2021 dhe vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një gruaje të re që dyshohej se kishte shkelur ligjin për hixhabin në vitin 2022, pasqyruan rritjen e sentimentit kundër regjimit në Iran.

Por, protestat më vdekjeprurëse kundër Republikës Islamike shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 dhe vazhduan në fillim të janarit 2026. Trazirat u shtypën brutalisht, me organizatat për të drejtat e njeriut që konfirmuan mbi 7.000 të vrarë, por paralajmëruan se numri real ka gjasa të jetë shumë më i lartë. Disa vlerësime flasin për katërfishin e shifrës së konfirmuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Khamenei kurrë nuk mori përgjegjësi për rritjen e pakënaqësisë kundër sundimit të tij dhe, në vend të kësaj, fajësoi aktorë të huaj për protestat kundër udhëheqësisë, duke pretenduar se ata synonin dobësimin e Republikës Islamike.

Gjatë gjithë jetës së tij, Khamenei tregoi një aftësi të veçantë për të luajtur në dy anë. Ata që e takuan në rini e kujtojnë si një klerik të gjatë dhe të dobët, që dashuronte poezinë dhe letërsinë, dhe ishte i interesuar të bisedonte me të rinjtë. Kjo bie në kontrast të madh me figurën e mëvonshme, me mjekër dhe qasjen antiamerikane që tërhoqi vëmendjen e botës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nën mbikëqyrjen e liderit dikur të hapur, represioni lulëzoi, rrethi i të brendshmëve në Teheran u ngushtua dhe Republika Islamike u bë gjithnjë e më e izoluar.

Për dekada me radhë, ai kishte fjalën e fundit për pothuajse të gjitha çështjet në Iran – nga nëse gratë mund të ngisnin biçikleta në publik deri te qasja e marrëdhënieve të vendit me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i quante “Djalli i Madh”.

Khamenei përdori lirshëm pushtetin e tij mbi institucione kryesore sikurse gjyqësori, transmetuesi shtetëror dhe ushtria. Nëse i nevojitej forcë, ai mbështetej në aparatin ushtarak të sigurisë që përfshinte trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe shërbimet e frikshme të inteligjencës së Iranit.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Tani
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 16 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 17 minutash

“Duke fuqizuar Gardën Revolucionare, ai e militarizoi politikën e vendit dhe, duke bashkëpunuar me establishmentin klerikal, e delegjitimoi atë”, tha Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

I lindur në Mashad në vitin 1939, Khamenei ishte djali i dytë i një kleriku. Ai e nisi edukimin fetar herët, u frymëzua në adoleshencë nga revolucionari i zjarrtë i Sayyid Navvab Safavit dhe studioi në qytetin e shenjtë të Komit nën udhëheqjen e themeluesit të ardhshëm të republikës islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Nga aktivist në lider të përbuzur

Khamenei fitoi reputacion si dijetar fetar i përulur dhe i devotshëm dhe, në vitin 1962, iu bashkua lëvizjes revolucionare të Khomeinit, e cila kundërshtonte shahun dhe politikat proamerikane të Teheranit. Aktivizmi i tij revolucionar tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, duke çuar në arrestimin dhe burgosjen e parë nga shumë të tjera.

Në vitin 1964, 25-vjeçari Khamenei vendosi të largohej nga Komi për t’u kujdesur për të atin – një “vepër e mirë” që më vonë tha se ishte bekuar nga Zoti dhe që ia atribuoi suksesit të tij të mëvonshëm.

Në Mashad, Khamenei dha mësime mbi Kuranin dhe ideologjinë islame, çka çoi në burgime, tortura dhe përfundimisht në internim të brendshëm. Kur ndodhi revolucioni në vitin 1979, ai u emërua në Këshillin Revolucionar Islamik nga ish-mësuesi i tij, Khomeini.

Ai do të mbante disa poste të rëndësishme brenda regjimit klerikal – përfshirë dy mandate si president – dhe i mbijetoi një atentati në vitin 1981 që ia paralizoi dorën e djathtë.

Kur Khomeini vdiq në vitin 1989 pa një pasardhës të qartë, Khamenei u zgjodh si lideri i dytë suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspertëve, një organ klerikal me 88 anëtarë.

Zgjedhja habiti shumëkënd – duket se edhe vetë Khamenein.

“Duhet të derdhim lot gjaku për shoqërinë islamike që është detyruar madje të më propozojë mua [si lider suprem]”, kishte thënë Khamenei para emërimit të tij.

“Ndryshe nga paraardhësi i tij, i cili nuk i përkiste asnjë fraksioni të caktuar politik, Ajatollah Khamenei ishte lideri de facto i kampit konservator. Kështu ai humbi aftësinë për të qëndruar mbi përplasjet dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive rivalitetet fraksionare”, tha Vaez.

Gjatë sundimit të tij, ai u shpreh hapur kundër Shteteve të Bashkuara, për të cilat pretendonte se synonin rrëzimin e Republikës Islamike dhe rivendosjen e një marrëdhënieje patron-klient me Teheranin.

Nën mbikëqyrjen e tij, Irani zgjeroi ndikimin në rajon përmes të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës” – një rrjet i lirshëm përfaqësuesish, grupeve militante të mbështetura nga Teherani dhe aktorëve shtetërorë aleatë që luajnë rol të rëndësishëm në strategjinë e Iranit për t’iu kundërvënë Perëndimit, kundërshtarëve arabë dhe rivalit të tij kryesor, Izraelit.

Por ky rrjet u shpërbë pas rënies së Qeverisë së Bashar al-Assadit në Siri në vitin 2024 dhe një fushate izraelite për të shkatërruar udhëheqjen e Hezbollahut në Liban, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja, për të dobësuar kapacitetet e Huthve në Jemen dhe për të goditur rëndë Hamasin në Rripin e Gazës.

Edhe Hamasi është i shpallur grup terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera.

Khamenei u zhduk dukshëm nga sytë e publikut gjatë luftës 12-ditore të Izraelit kundër Iranit në qershor 2025, gjë që ngriti pikëpyetje për udhëheqjen e tij në qarqet politike të vendit.

Nisur prej majtas: presidenti amerikan, Donald Trump, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Fotografi e kombinuar.

Khamenei pati përplasje me shumë prej presidentëve të Iranit, të cilët më pas u margjinalizuan nga udhëheqësia.

Përjashtimi kryesor ishte Ebrahim Raisi, një klerik i linjës së ashpër që shumëkush besonte se po përgatitej për ta pasuar Khamenein si lider suprem. Raisi vdiq në një aksident me helikopter në maj 2024, duke ndërlikuar planet e pasardhjes së Khameneit.

Asambleja e Ekspertëve me 88 anëtarë, e dominuar nga klerikë konservatorë, tani do të duhet të emërojë një pasardhës të Khameneit.

“Ai do të mbahet mend si një njeri që pati shumë mundësi për të dëgjuar popullin e tij dhe për të ndryshuar qasjen. Por, si lider suprem ishte aq i vendosur në qëndrimet e tij të ngurta, aq i vendosur të triumfonte ndaj rivalëve të brendshëm dhe të jashtëm, dhe thellë brenda vetes aq i pasigurt, sa kurrë nuk zgjodhi vërtet një reflektim serioz”, tha Vatanka.

Khamenei la pas katër djem, një vajzë dhe bashkëshorten e tij. Vajza e dytë raportohet se vdiq në të njëjtat sulme të SHBA-së dhe Izraelit që vranë Khamenein./REL/

Si sundohet Irani?

Hierarkia e pushtetit në republikën islamike nis nga udhëheqësi suprem

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Tani

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 3 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 5 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 12 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.