Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: “Arbni” prej Aurel Plasarit. Një udhëtim i jashtëzakonshëm në antropologjinë e qytetërimit shqiptar

Aktualitet E hënë, 28 Dhjetor 2020 15:43
Agron Gjekmarkaj: “Arbni” prej Aurel Plasarit. Një udhëtim i jashtëzakonshëm në antropologjinë e qytetërimit shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasi ka mbledhur një do kumentacion, që supet e zakonshme nuk e mbajnë dot, në kënde katedralesh në bodrumet e pallateve dukale të mbuluara nga trillet e shekujve, pasi ka renditur e ballafaquar shqyte e stema, tituj e grada, emra e etapa, pasi ka eksploruar kështjella e vise me emra të humbur, pasi ka shqyrtuar beteja perandorësh dhe dasma fisnikësh, zhvendosje popullsish dhe shndërrime qytetesh, pasi ka shfletuar koleksione të hershme bibliotekash, pasi ka shtyrë pa u lodhur dyer arkivash, Aurel Plasari ka kryer njërin prej udhëtimeve më të jashtëzakonshme në antropologjinë e qytetërimit shqiptar, duke rindërtuar në mënyrë solide një ngrehinë, që ngjante e bjerrë dhe e humbur, mbi një truall në dukje rrëshqitës.

Me veprën “ARBNI historik, gjeografik, kishtar dhe politik”, autori i ka dalë përballë shqetësimit të hershëm shkencor për “pauzën gati nëntëqindvjeçare”, tezë e zënë fill nga Johann Georg von Hahni, që ndante përmendjen prej Ptolemeut në shek. II të Albanëve dhe qytetit të tyre Albanopolis nga thyerja e pauzës prej historianit bizantin Mihail Ataliati në çerekun e dytë të shek. XI. Me hulumtimin e tij, Plasari ka zbritur te rrënjët e “pemës” arbnore, duke paraqitur se si zhvillohet ajo, si modifikohen trungu dhe degët e saj, duke renditur vargun e dëshmive arbnore prej atyre para erës së re dhe më këndej.

Për të kuptuar se përse një profesor si Plasari, që dikur si askush tjetër pati eksploruar fushat e përkthimit artistik, të krijimit, të kritikës dhe të eseistikes, – duke krijuar nga një unicum në secilën prej tyre, – iu dorëzua historisë në këtë çerekshekulli të fundit, do të duhet të kesh hulumtuar brenda perimetrit të vizioneve të tij mbi kulturën në tërësi, të kesh shquar tek ai prirjen për të hedhur dritë në rrugën e ndriçuar keq të tranzicionit, për t’u shpjeguar lexuesve unitetin përkatësor të qytetërimit të këtij vendi me atë të kontinentit nëpërmjet rileximit të së shkuarës. Në këtë kuptim, profili i një personaliteti të tillë mund të përmblidhet mirëfilli në atë të kulturologut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga njohja personale me autorin mund të pohoj që ka qenë dhe vijon të jetë në bindjen e tij se Europa nuk është thjesht entitet politik, as ekonomik, as financiar, madje as religjioz. Sikundër mund të lexohet edhe tërthor veprës së tij, për të Europa është kulturë dhe kultura dihet që përbën një entitet pothuaj të pashtershëm për çdo hulumtim dhe kumtues. Në një shteg të tillë hulumtimi ideor e prijnë lexuesin vepra si “Skënderbeu – një histori politike”, “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piu II” dhe tanimë tjetra prurje madhore: “”ARBNI historik, gjeografik, kishtar dhe politik”. Të tria të lexuara edhe si armë në betejën e ideve të bashkëkombësve të autorit, kur mburren se edhe ne jemi popull europian, se marrim e japim me kulturën europiane, për t’u legjitimuar në të tilla pohime, ndonëse shpesh shfaqemi edhe shpërdorues me to.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ideja që sot mund të studiohet historia, që mund t’i përkushtohet energji dhe kohë me synim rindërtimin e saj, me shumë ngulm e gjithaq kujdes përkundrejt ngjarjeve e problemeve deri në Mesjetë e, përtej saj, në Antikitet, mund të duket ide pa vlerë. Madje, mund të ngjajë bjerrje kohe për akademikët e mejhaneve, për ithtarët e tasqebapit e të pilafit, jo më për politikanët, të cilët teshtijnë nga alergjia që shkakton leximi i historisë e sidomos konkluzionet – me vlerë për çdo epokë – që dalin prej saj.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 10 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 10 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 47 minutash

Si një mësim se ku mund të mbështeten levat në interpretimin historiografik të shekulli tonë është apologjia e pakryer e Mark Blokut, e cila hapet me pyetjen e të birit ndaj historianit të madh: “Babë, më shpjego për çfarë na shërben historia”. Përgjigjja e atypëratyshme e historianit është: “Në vetvete për asgjë, dhe menjëherë shtojmë: si piktura apo muzika! Një mace nuk e njeh historinë e vet, për atë bota fillon me perceptimin e saj dhe historia mbaron me jetën e saj e megjithatë ajo jeton. Borigat,me sa dimë, gjithashtu nuk kanë kujtesë, por jetojnë me shekuj e mijëvjeçarë. Mund të jetohet shumë mirë edhe pa e ditur se ka jetuar një herë një Moxart apo një sinjor Mikelanxhelo dhe, teorikisht, mund të jetohet shumë mirë edhe pa historinë (pa dukët, arkondët, princat, kapedanët, priftërinjtë, luftëtarët arbënorë mund të shtojmë ne)”. Në kapitujt e mëpasëm teoricieni i historisë të lë të zgjedhësh duke të vënë në krizë në e beson apo jo pohimin e parë. Sepse nga njohja e historisë njerëzit kanë ndier nevojën shpirtërore e humane për të kuptuar të kaluarën e tyre, rrënjët e veta.

Rrëfimin e fakteve historike popujt e bëjnë në mënyra të ndryshme, disa në mënyrë orale nga brezi në brez. Ata ne i quajmë popuj primitivë. Të tjerët e bëjnë nëpërmjet të shkruarit. Dhe ata i gjykojmë disi më modernë. Të njohësh historinë, po sipas Mark Blokut, është të shkruash duke rindërtuar në mënyrë substanciale, ta rindërtosh botën, çfarë pikërisht ka bërë Plasari me “Arbnit” duke synuar modernitetin, duke u ridhënë atyre një pozicion artiktektonik, një konturim të përpjekjeve të tyre për mbijetesë e shquarsi, duke u rikthyer pamjet qyteteve, emrat princave, bizhutë princeshave, intrigat dashnorëve, portat e skalitura kalave, harqet vilave, petkat peshkopëve të emëruar herë nga Roma e herë nga Kostandinopoja, gjithnjë duke u orvatur me guxim përmes analogjive e komparativizmit të konfigurojë rrjedhat e mendimit apo të besimit, dhe sidomos ato të manifestimit politik, sa përgjatë atyre nëntë shekujve të përmendur, aq edhe përtej tyre.

Aurel Plasari, si të gjithë ata që merren seriozisht me histori, e di se në këtë vepër rindërtimi nuk mund të ketë vetëkënaqësinë e objektivitetit absolut. Plasari është i përunjur në vetëdije dhe lë të kuptohet që çdo “rindërtim” përmban në vetvete edhe elementin subjektiv të “rindërtuesit”. Njësoj është i ndërgjegjshëm se ajo çfarë ka sugjeruar është një udhëtim i mundshëm në realitetin e “Arbnit”, jo thjesht sipas tij, por sipas burimeve dokumentare që ka sjellë dhe që përçojnë sa më pranë të vërtetës historike. Plasari riorganizon me kujdes shënimet e të tjerëve, i vë përballë njëritjetrit sipas parametrave të tij interpretues dhe falë një sistemi shterues të dijeve të deritashme, duke përftuar kështu një “kujtese të re” në mes mjegulle. Plasari na mëson se të bësh histori duhet të pranosh kontaktin me një sërë disiplinash, si gjeografia, shkencat sociale, antropologjia, demografia, deri edhe disiplina ndihmëse, si diplomatika, heraldika e të tjera, të cilat e përkryejnë njohjen duke e bërë atë të dobishme e të besueshme.

Vepra është organizuar në pesë kapituj: 1: “Arbnit/Arbërit në regjistrimet nga Antikiteti i vonë në Mesjetën e hershme”, 2: “Krahina e Arbnit të mirëfilltë”, 3: “Formacioni politik i Arbnit”, 4: “Dioqeza e Arbnit ose Arbanense”. 5: “Nga Arbni tek Arbnia/Arbëria”. Shtjellimet, në varësi të kapitujve, zotërohen nga ballafaqimi i burimeve historike, gjeografike, kishtare, letrare, si perëndimore edhe lindore, pa përjashtuar ato të vendit sa herë që ka qenë e mundshme, madje duke i dhënë rëndësi edhe asaj që autori e ka quajtur “tradita e trashëguar lokale/vendore”, të gjitha në shërbim të idesë për rilevimin e pozicionit të marrjes dhe dhënies së Arbnit në qytetërimin europian.

Ndërsa mërzisë në studimet historike shqiptare i mungon pafundësia, me tri veprat e tij të përmendura. autori ta vë në diskutim këtë bindje. Të bën të ndihesh fajtor në mërzi për aq sa zgjat leximi dhe shijimi i tyre. Për sa i takon të shkruarit të Plasarit, vetëm konfirmohet admirimi i hershem për stilin, për atë që z. Emil Cioran, rumuni i shndërruar në francez, e konsideronte “shprehje të drejtpërdrejtë të kulturës si arkitekturë e ideve dhe qeverisje e tyre”. Duke interpretuar “epokën e Arbnit” Aurel Plasari është shfaqur si një nga interpretuesit më të mprehtë të kohës së tij, si zëri më autoritar në disa disiplina të albanologjisë e, mbi të gjitha, në historiografi, për të cilën sa më shumë shkruan, aq më shumë e kuptojmë nevojën ta studiuar historinë tonë në bashkëkohësi.

Burimi: Panorama.al

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 3 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 10 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 11 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.