Agron Shehaj: Sot 1 maj, dita e punëtorëve, por Edi Rama e ka çdo ditë 1 prill

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj i cilëson qesharake pretendimet e kryeministrit Edi Rama, referuar raportit të Bankës Botërore, që numri i papunësisë në vend është ulur ndjeshëm. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehaj shkruan se pavarësisht se është data 1 maj, kryeministri Rama këtë ditë e ka 1 prill.

Shehaj, nuk harron edhe largimet nga vendi, ndërsa shton se shumë të rinj po largohen në kërkim të punës duke i dhënë vendit një goditje të rëndë.

Nga Agron Shehaj

Swiss Digital Desktop Reklama

Është qesharake që Kryeministri i vendit u referohet studimeve të të huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të përgatitura prej qeverisë së tij, për të thënë që është ulur papunësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri e ka të thjeshtë: le të thotë se ku janë krijuar vendet e reja të punës në cilen industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja, pa përfshirë vendet e punës që janë mbyllur.

Por ai nuk e thotë dot këtë sepse në Shqipëri janë mbyllur vende pune dhe nuk janë krijuar vende të reja pune. Në gjashtë vite të qeverisë Rama në Shqipëri ku nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj, ndërsa qindra investitorë të huaj janë larguar nga vendi;nuk ka patur asnjë investim të brendshëm prodhues; nuk ka patur asnjë përmirësim teknologjik; nuk ka patur rritje të pagave reale; ndërsa investimet publike janë vjedhur nga qeveritarët ose janë shpërdoruar për fasada.

Një ekonomi e tillë nuk prodhon as punë, as zhvillim. Ndaj nga Shqipëria po largohen në masë të rinj e të vjetër në kërkim të punës, po largohen madje edhe mjekët, inxhinjerët dhe specialistët duke i dhënë të ardhmes së vendit një goditje të rëndë. Edi Rama është dy gjëra: hajdut që vjedh pasuritë dhe paratë publike bashkë me klientët e tij grabitqare dhe gënjeshtar që pastaj mbulon varfërinë dhe prapambetjen që ka shkaktuar me mashtrime të turpshme si kjo e uljes së papunësisë. Sot është1 maj, dita e punëtorëve, por Edi Rama e ka çdo ditë 1 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?