Agron Tufa i kërkon llogari Ruçit për Brahon. Kreu i Kuvendit: Edhe mua më kanë sharë në gazeta!

Teksa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbledhur në një takim drejtuesit e institucioneve të pavarura, mes tyre dhe Agron Tufën, ky i fundit ka komentuar përplasjen që ka pasur me Spartak Brahon, dhe ka kërkuar që deputetit t’i tërhiqet vërejtje.

Tufa thotë se ndjehet i këcënuar, ndërsa Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla i kanë kërkuar që ti drejtohet Prokurorisë dhe Gjykatës.

Tufa: Unë doja që këtij deputeti ti tërhiqet vërejtje(  i referohet spartak Brahos), pasi më ka kërcënuar dhe më ka shantazhuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruçi: Unë jam krytar parlamenti dhe me kanë sharë në faqe gazete dhe nuk i kam kerkuar askujt të reagojë. Sepse nuk mund të flase për një mendim personal, që kanë për mua analist, deputet apo gazetar. Çfarë shprehin deputetët në lidhje me mendime personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tufa: Zoti Ruçi ka qënë fyyerje, shantazh, kercenim

Ndërkohë në këtë moment ka reaguar dhe Taulant Balla, i cili i është drejtuar Tufës me fjalët: Për fyerje mund ti drejtohemi gjykatës, për shantazh prokurorisë. Unë e kam fituar në gjykatë, nëse keni të drejtë do ta fitoni edhe ju patjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?