Agronomi nga Lazarati, shef i magazinës së kanabisit në Rrëshen

Në mesin e 31 punëtorëve që kanë qenë brenda magazinës në Rrëshen në kohën e ndërhyrjes nga Policia dhe Forcat Speciale, ka qenë edhe një person nga Lazarati.

Bëhet fjalë për shtetasin Ramo Gaba, i cili ka përfunduar në pranga. Burime pranë grupit hetimor pohuan se 48-vjeçari ishte përgjegjës i punëtorëve, me profesion specialist agronom që merrej me procedurat e tharjes së kanabisit.

Bëhet e ditur se Gaba është banues në Gjirokastër por me shtëpi edhe në Sarandë, ku ka qëndruar së shumti gjatë muajve të fundit pasi mbaronte punën në magazinën e hashashit në Mirditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë të arrestuarit kanë deklaruar se e kanë zgjedhur këtë punë për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?