Agronomi zë ngushtë ministren në transmetimin live: Qeveria vetëm merr, por s’jep. Në rrugën e Komanit prishet tanku, jo më makina

Në forumin për promovimin e produkteve lokale, agronomi dhe pedagogu Zef Gjeta ia ka plasur në sy të vërtetat ministres së Financave Anila Denaj.

Ai ka renditur një nga një problematikat që fshihen pas fasadës dhe propagandës për mbështetjen që thuhet se u jepet prodhimit të produkteve bio por e vërteta është se nuk I jepet sa duhet mbështetja fermerit, agronomit.

“Unë quhem Zef Gjeta. Grada e tituj sa të duhen por s’duhen asgja. Ministria e Bujqësisë ka marrë përsipër politikat agrare por ka hequr dorë nga veprimet konkrete. Janë harxhuar dhjetra miliona dollarë për impenjimin e njerëzve dhe këto janë të tërë pa punë. Duhet të interesohemi për fermerin”

Shprehu shqetësimin se në AZHBR janë vetëm 18 punonjës me formim bujqësor.

“Ka pak specialist. Na duhet me fut ndonjë agronom atje që të marrin vesh ca po ndodh në terren”

Gjeta shprehu shqetësimin se nuk po mbështetet sipërmarrësit lokalë, blegtorët, fermerët.

”U ba një agjenci për të mbrojtur produktet bio lokale. U bë logo, u  ngrit agjencia por nuk funksionon dhe disa produkte janë të jashtëligjshme.

Rruga nga Qafa e Lacit – deri në Koman 32 km prish tanku mendoni cfarë i bën veturave. Varkat janë “dënim me vdekje”..janë ca llamarina,. njerëzit hipin. Atje s’ka drita. Ka shkuar përfaqësuesi I ministres dhe e ka proceduar në prokurori pasi ka pasur kasën fiskale dhe ca punëtorë të siguruar. Kur ka shkuar kontrolli I ka thënë ke dy punëtorë tepër. Por para se me i kërku me ju marrë duhet me I dhanë.

Me keqardhje them se nëse nuk do e ngrejmë problemin duke nisur nga parcela tek produkti nuk bëhet dot. Do ngrihen ndërmarrje të mira, por nëse nuk ke produkt të parë nuk ke çfarë të prodhosh.  Trendi i numrit të krerëve është në rënie pasi nëse e marrin vesh që je çoban nuk të japin vajzën për nuse

Agronomi zë ngushtë ministren: Qeveria vetëm merr, në rrugën e Komanit prishet tanku jo më makina

/ Ora News

SHKARKO APP