Ahmetaj: Fokusi në rritjen e punësimit, forcojmë rolin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, së bashku me kryeministrin Rama kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim me personat e punësuar pas daljes nga skema e ndihmës ekonomike. Gjatë aktivitetit, Ahmetaj tha se qeveria synon rritjen e punësimit, dhe kthimin e Zyrave të Punës në shërbim të plotë të qytetarëve.

“Pjesë e këtij takimi janë shumë sipërmarrje që kanë bashkëpunim me zyrat e punës dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, në funksion të punësimit të të rinjve, por edhe të ndërmjetësimit. Jemi ende larg asaj që duam të jemi me ndërmjetësimin, lidhur me nevojat dhe aftësitë që ofron tregun në dy anët e vet, por në 2018 duam të kthejmë Shërbimin Kombëtar të Punësimit në një mision, jo thjesht një zyrë, jo thjesht një ndërmjetësim. Synojmë që të ketë një zyrë, një shërbim, një mision, që i jep dritë një familje, duke i ofruar një punë”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Sakaq, ministri u ndal edhe skema e ndihmës ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të theksoj një politikë të kryeministrit dhe qeverisë, për solidaritetin ndaj grupeve në nevojë. Kjo gjë nuk reflektohet vetëm në fund të vitit, ku paketat e solidaritetit janë vetëm një shprehje e vëmendjes të qeverisë Rama1 dhe Rama2, ndaj këtyre grupeve, por e gjithë politika e punësimit, e gjithë politika e aftësimit profesional, shkon në finale drejt reduktimit të varfërisë. Është e rëndësishme të themi disa gjëra në lidhje me betejën kundër varfërisë. Përtej debatit politik, qytetarët duan t’ia dinë sesi do të zgjidhet ky problem. Ndihma ekonomike, për ato familje që janë brenda skemës apo ato që kanë dalë për shkak të pikëzimit, qëllimi është që këtyre familjeve t’i vihet në ndihmë në një moment nevoje. Ndihma ekonomike synon që t’i jepet zgjidhje situatës së këtyre familjeve, dhe të riintegrohen”, theksoi ministri Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?