Ahmetaj inkurajon deputetët e rinj: Bëtë gjënë e duhur

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka inkurajuar deputetët e rinj të opozitës, pas betimit në parlament. Ai tha se nuk duhet të ndjehen keq por krenarë që kanë bërë sot gjënë e duhur, detyrën ndaj Atdheut. “Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë: Detyrën ndaj Atdheut. Ngrihuni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?