Ahmetaj, kompanive të sigurimit: Do paguani 12 mln dollarë dëme, sillni listën e përfituesve

Komiteti i Rindërtimit që u ngrit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit është mbledhur sot. Në tryezë, që drejtohet nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, marrin pjesë AMF dhe kompanitë e sigurimeve.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj teksa bëri një bilanc të situatës, tha se 1943 banesa janë në proces trajtimi nga firmat e sigurimit.

Sipas tij, 12 milionë dollarë është dëmi që kompanitë e sigurimit do të paguajnë për dëmet nga tërmeti. Ndërkohë ai u ka kërkuar kompanive të sigurimit që të dërgojnë listat e përfituesve.

SHKARKO APP