Ahmetaj: Rritet besimi i biznesit dhe konsumatorit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar një grafik në FB ku tregon se si është rritur besimi i biznesit dhe konsumatorit.

Ai thotë se ky është një tregues i rëndësishëm se Shqipëria ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjatë.

“Pas rritjes ekonomike të nëntëmujorit 2016, një tjetër statistikë e rëndësishme përforcon sot bindjen tonë se ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjate, i cili do të vijojë të përforcohet më tej gjatë vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besimi i biznesit dhe konsumatorit shënoi një tjetër rritje domethënëse në tremujorin e katërt 2016, duke qëndruar 18.6 pikë mbi mesataren afatgjatë dhe 9.4 pikë më shumë se në tremujorin e tretë, në reflektim edhe të rritjes së konsumit dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me reformat kyce që avancojmë në 2017 dhe rritjen e pagave e pensioneve, i japim një tjetër shtysë të rëndësishme rritjes ekonomike, që ndonëse ende jo sa duhet, ka filluar tashmë të jetë e prekshme për qytetarët dhe sipërmarrjen”, thotë ministri Financave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?