“Ai ministri ‘Paleshi’ vjen bën si i fortë” banorët e përmbytur të irrituar: Asnjë s’ka bërë punë këtu

Shkodra vijon të ketë ende 2365 hektarë sipërfaqe toke nën ujë, edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar.

Fshati Obot është i bllokuar. Uji në rrugë shkon në 1.15 metra. Po ashtu edhe rruga që lidh fshatrat Shiraq-Darrgjat në Dajç është e bllokuar, 55 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Prurjet në kaskadën e lumit Drin kanë rënë në 1 560 nga 2 200 m3/s që ishin një ditë më parë, dhe në Kaskadën e Vaut të Dejës janë 1560, nga 2250 m3/s që ishte një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi një ditë më parë paralajmëroi shpalljen e gjendjes së emergjencës lokale për shkak të situatës së krijuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nën ujë gjenden edhe dhjetëra hektarë sipërfaqe, dhe disa banesa në Katund të Ri në Durrës, ndërsa Forcat e Armatosura kanë dërguar atje varka për banorët që të lëvizin.

Ndërsa banorët e kësaj zone, kanë akuzuar autoritetet se nuk u kanë ardhur në ndihmë atyre.

Shtëpia është në ujë. Sikur vetëm a doni bukë të thonë. Kryetari i bashkisë dhe ai ministri Paleshi, vjen këtu bën si i fortë. Vetëm me çizme gjuetie se nuk mund të hysh dot atje. Asnjë nuk ka bërë një punë këtu në 8 vjet.

Edhe reshjet e Dëborës kanë pushuar paraditen e së mërkurës, por në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13 rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë ose me goma dimërore./Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?