AIDA dhe AKT, bashkëpunim për nxitjen e investimeve në turizëm

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional për promovimin dhe lehtësimin e investimeve në sektorin e turizmit në Shqipëri. Marrëveshja e cila u nënshkrua mes drejtores së AIDA-s, Laura Saro dhe asaj të AKT-së, Zana Çela, synon të krijojë një qasje të koordinuar ndërmjet dy institucioneve për të nxitur investimet vendase dhe të huaja në zhvillimin e infrastrukturës turistike, produkteve inovative dhe destinacioneve të reja turistike në vend.

Përmes këtij memorandumi, AIDA dhe AKT do të bashkëpunojnë në promovimin e potencialeve turistike të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta promovuese, si dhe në mbështetjen e investitorëve të interesuar për sektorin e turizmit. Marrëveshja vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sinergjisë institucionale dhe krijimit të më shumë mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit turistik, një nga sektorët me potencialin më të madh për ekonominë shqiptare.

Në fokus të bashkëpunimit do të jetë gjithashtu rritja e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion investimesh dhe turizmi, duke promovuar standarde moderne zhvillimi dhe modele të qëndrueshme të menaxhimit turistik. Sektori i turizmit vijon të mbetet një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, ndërsa institucionet synojnë të tërheqin më shumë investime strategjike që ndikojnë në rritjen e punësimit, zgjerimin e ofertës turistike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2025, 12.4 milionë shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë shpenzuan 5.72 miliardë euro, 15% më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm. Kulmi i sezonit veror solli edhe ndikimin më të madh ekonomik, me 2.3 miliardë euro shpenzime vetëm në tremujorin e tretë. Këto shifra përkthehen në më shumë investime, më shumë punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm për ekonominë vendase.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?