“AIR ALBANIA” – Flamuri shqiptar në qiell

Kompania e parë ajrore Shqiptare “AIR ALBANIA” po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turk “Turkish Airlines”, për plotësimin e të gjitha standardeve të sigurisë dhe do të fillojë shumë shpejt fluturimin drejt destinacioneve të ndryshme.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri u shpreh për ATSH-në se, falë këtij projekti, bëhet realitet një linjë ajrore shqiptare me flamurin kombëtar, që t’u shërbejë qytetarëve me të njëjtën cilësi, siç shërbehet nga “Turkish Airlines”.

Strategjia për zhvillimin e mëtejshëm të Avicionit Civil Shqiptar nga qeveria shqiptare është në drejtim të rritjes, dyfishimit dhe trefishimit të kapaciteteve aeroportuale, me qëllim diversifikimin e këtij sektori me impakt në uljen e çmimeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Keri vuri në dukje se, atashimi i kompanisë shqiptare “Air Albania” pranë “Turkish Airlines” është fat, pasi kjo e fundit është kompani që fluturon në mbi 250 destinacione në të gjithë botën, ka një ekspertizë dhe shkollë aviacioni të jashtëzakonshme dhe ne kemi shumë për të fituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i takon pjesës tregtare, thekson ai, kjo linjë e re ajrore shqiptare do të sjellë lehtësira për qytetarët shqiptarë.

“Natyrshëm që qytetarët e një vendi janë të orientuar drejt një kompanie që ka flamurin e vendit të tyre dhe nga ana tjetër, duke qenë kompani shqiptare që e ka bazën në Tiranë, të gjithë kanë mundësi të fluturojnë me çmime më të ulta dhe të punësohen”, – tha Keri.

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1297753153692320/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?