Ajri në Tiranë, Alimehmeti: Ndotja alarmante po rrezikon jetën e qytetarëve

Ish-kandidati në Primaret, Ilir Alimehmeti që kryeson listën e këshilltarëve bashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, këtë të hënë ngriti alarmin për ajri e ndotur që thithin qytetarët në kryeqytet, duke theksuar se është në nivele kancerogjene.

Duke cituar të dhënat e institutit Italian “Neotes”, mjeku Alimehmetin tregoi matjet që sipas tij paraqesin rrezikun që hasin qytetarët çdo ditë.

“Ekspertët italianë kanë konstatuar se dy prej elementëve më të rrezikshëm për shëndetin, dioksidi i azotit dhe benzeni, janë 4-fish më të lartë në ajrin e Tiranës, sesa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Ka disa zona në Tiranë, ku benzeni është 101 mikrogramë për metër kub, ndërsa në Itali është vetëm 5 mikrogramë. Kjo lëndë shkakton kancer”, tha mjeku i njohur.

Alimehmeti tha edhe se laboratori Italian “Neotes” zbulon se përqëndrimi i dioksidit të azotit në Tiranë është 9 herë më i lartë se mesatarja e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

SHKARKO APP