AK: Athina zyrtare të mos penalizojë qytetarët e thjeshtë shqiptarë
Kthimin e dhjetëra shqiptarëve në kufi nga autoritetet greke, Aleanca Kuq e Zi, e sheh si hakmarrje për prishjen e 15 objekteve në Himarë.
AK i kërkon Athinës të mos penalizojë qytetarët e thjeshtë por qeveritarët miliarderë e zyrtarët e korruptuar.
“Aleanca Kuqezi shpreh shqetësim të thellë për qindra të kthyer në Kapshticë dhe Kakavijë. Aleanca Kuqezi i kujton Athinës që barriera Shengen është rrëzuar për qytetarët shqiptarë prej vitesh tashmë. Politika e jashtme e Athinës nuk mund dhe nuk duhet të udhëhiqet nga qarqe nacionaliste ekstreme. 15 gardhe minoritare qofshin këto në Himarë, nuk duhet të cenojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke”, tha Flavio Qarri i AK.
Sipas tij, “i bëjmë thirrje ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të ndryshojë kursin e saj të gabuar dhe të kuptojë se të vetmit vëllezër që ne kemi ndodhen në Republikën e Kosovës dhe të vetmit aleat strategjikë dhe partnerët tanë janë Italia dhe Greqia”.
Reagimi i Aleancës Kuqezi vjen pasi ditët e fundit, autoritetet greke nuk kanë lejuar dhjetëra shqiptarë të kalojnë kufirin drejt shtetit helen.
KOHA JONË SONDAZH

