Akademia Politike në PS, Rama: Të rinjtë do të komunikojnë me figura të spikatura të së majtës europiane
Partia Socialiste ka hapur aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike të saj. Pritet të regjistrohen në këtë akademi të rinjtë që duan të mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kryesocialisti Edi Rama shkruan se të rinjtë që duan të angazhohen disa orën në javë nga koha e tyre e lirë do të kenë mundësi edhe të komunikojnë me figura të spikatura të së majtës europiane por edhe aktivistë në partitë e Internacionalen Socialiste, si dhe me pedagogë shqiptarë e të huaj.