“Akademik i komunizmit”, zbardhet debati në Kuvend për Skënder Gjinushin

Komisioni i Medias rrëzoi pak dite me pare një tjetër dekret të kreut të shtetit, atë për Ligjin e Akademisë së Shkencave.

Kundër dekretit të Presidentit Meta, votuan 12 deputetë të pranishëm nga maxhoranca dhe opozita e re, ndërsa e vetmja që votoi pro rishikimit të ligjit ishte kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri. Dhimitri u shpreh kundër Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe kryetarit të saj, Skënder Gjinushi. Gjatë mbledhjes, ajo pyeti disa herë kolegët e saj nëse edhe Akademinë e Shkencave kërkon ta drejtojë politika?!

Mbledhja e komisionit u shoqërua me debate të herëpashershme mes deputetëve të maxhorancës në komision dhe kryetares së komisionit, Dhimitri, e cila mbështeste gjetjet e dekretit të Presidentit. Debate pati edhe për mosprezencën e Z. Gjinushi në këtë komision.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dekret, kreu i shtetit ka argumentuar kthimin e ligjit se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

DEBATI

Fatjona Dhimitri: Nga grupi i ekspertëve, z. Skënder Gjinushi, ndodhet këtu? Nuk është i pranishëm?

Vasil Tole, (Nënkryetar i ASH): Nuk është i pranishëm, jam vetëm unë, nënkryetari i Akademisë së Shkencave.

Fatjona Dhimitri: Po, zoti Tole, ju keni qenë i pranishëm në çdo mbledhje që ka zhvilluar komisioni. Nuk ka ndonjë mendim tjetër alternativ, apo ndonjë ekspert tjetër në Akademinë e Shkencave që mund të vinte veç jush?!

Vasil Tole: Znj. kryetare, ne kemi marrë një njoftim zyrtar nga komisioni juaj për të caktuar përfaqësuesin tonë në këtë takim dhe akademia gjykoi që unë të jem përfaqësuesi i akademisë në këtë takim.

Fatjona Dhimitri: Po në qoftë se ligji ka për qëllim dekompozimin e Akademisë së Shkencave, vetëm ju do të ishit i pranishëm!

Vasil Tole: Nuk e di a është një term i përshtatshëm dekompozim, se përdoret zakonisht për produktet bujqësore.

Fatjona Dhimitri: Shoh në sallë se nuk është i pranishëm asnjë nga iniciatorët e këtij ligji, nuk e kuptoj z. Tole se cili është autori i vërtetë i këtij prj. Ligji.

Vilma Bello, deputete e (PS): Ka përfaqësues. Unë jam një prej përfaqësuesve të grupit nismëtar, por nuk është kërkuar që të jenë edhe nismëtarët e tjerë të këtij ligji.

Fatjona Dhimitri: Znj. Gjermeni? Por ndoshta është procesi i deformuar që në fillim. U soll nga grupi i punës me në krye Skënder Gjinushin. U mor më tej nga grupi nismëtar, na u soll këtu si iniciativë deputetësh e më tej pasojat që po sjell ky ligj në procesin e rekonstruktimit të ASH.

Vasil Tole: Dërgimi për dekretim të kryetarit të ASH-së, është një procedurë honorifike. Presidenti nuk mund të mos e dekretojë.

Fatjona Dhimitri: Kryetari i zgjedhur prej jush në të njëjtën kohë edhe kryetar partie. Ju doni një komision hetimor, o z. Tole!

Vasil Tole: Do t’ju lutesha znj. kryetare që për akademikët dhe Akademinë e Shkencave të flisnit me respekt. Sa i takon komisionit hetimor, bujrum.

Fidel Ylli: Znj. kryetare, ju thatë që z. Gjinushi është akademik i kohës së komunizmit. Mos e keni vallë fjalën se edhe z. Omari dhe Kadare duhet të futen të tre se kanë qenë të kohës së komunizmit dhe nuk duhen futur në Akademinë e Shkencave?

Fatjona Dhimitri: Politika do të udhëheqë akoma shkencën, o Fidel?!

PANORAMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?