Akademikja në protestë poshtë zyrës: Unë jam me studentët kryeministër, ti me kë je?

Rusida Osmani, akademike e një universiteti të huaj ishte sot në krah të studentëve për të protestuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama

“Pyetja jonë për politkinët është çfarë po bëni me Shqipërinë. Kur ti thua diplomë unë jam gati të ngjitem një nivel më lart por nuk ta fal kur e di që fjalët e mia i merr për media kazani. Kur ti thua punë unë jam gati të lë profesionin tim e të punoj në lopatë ku të mundem. Mos më detyro të urrej vendin tim. Cfarë po bën me Shqipërinë, pse shqiptarët po ikin, çfarë po i jep arsimit, kur bursat e studentëve nuk rimbursohen. 
E dini përse nuk e kanë bërë negociata me ju deri më sot jo për të dialoguar se nuk dinë të dialogojnë por për të treguar se protesta është e pastër dhe jo partiake.

E dini që studentët ju kanë dalë për të folur në këtë shesh. Ju ishit e ardhmja kryeministër, sa shpresa patët dhe sa zhgënjime. Kur ju thoni e ka fajin ministria e Arsimit apo e Energjitikës, përse nuk japin dorëheqjen ministrat me tendera 30 milionë euro korruptive. Ku shkojnë taksat e shqiptarëve. Nuk dialogojmë  më. Po unë çfaër duhet të bëj. Unë si akademik jam me ta kryeministër, po ti me kë je?!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?